Nuk kanë pronar, shteti konfiskon 3,4 milionë eurot e gjetura te të famshmet Toyota Yaris

Sekuestrohen 3,4 milionë euro, pasi ato rezultojnë si një “mall pa zot”. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar 3,4 milionë eurot e gjetura tre vite më parë në portin e Durrësit në makinat Toyota Yaris të importuara nga jashtë.
Më herët për Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.
Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit. Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.
Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.
Kujtojmë këtu se operacioni i sekuestrimit i këtyre parave u bë objekt i debatit parlamentar mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Përpara se të finalizohej aksioni Basha do të akuzonte Ballën si të lidhur me gupet kriminale. Kjo deklaratë u cilësua si dekonsipirimin i operacionit nga autoritetet, ndërsa Basha ngulmonte se informacionet e kishte marrë nga shërbimet partnere të inteligjencës.