De Biasi do të drejtojë skuadrën e Kosovës?
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli.
Në profilin e tij në facebook Pacolli ka shkruar se De Biazi është shprehur i interesuar të drejtojë skuadrën e Kosovës.
“Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën.
Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diqka e bukur. ?”,-shkruan Pacolli./ZgjohuShqiptar.info