Petro Koçi: Sot gangsterët e PD dhunuan haptazi normat parlamentare në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet

Sali Berisha do të njoftojë javën e ardhshme datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, me apo pa miratimin e Lulzim Bashës dhe Këshillit Kombëtar të partisë.
Lajmin e dha nga “Foltorja” e Beratit.
“Në javën që vjen do të shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit të PD dhe do të mblidhemi të sigurtë me të drejtën tonë për t’i dhënë PD-së normat më demokratike që meriton dhe për të thënë ju me referendum, jo vetëm kryetarin, por edhe Kryeministrin”, tha ai.
Statuti i Partisë Demokratike, sipas Berishës, në një nga pikat e tij përcakton se Kuvendi i jashtëzakonshëm mblidhet kur thirret nga një e katërta e delegatëve të tij.
Berati është qarku i parafundit i ndalesave të Berishës. Në listë i ka mbetur vetëm qyteti i Lezhës. Berisha njoftoi në Berat se ka mbledhur prej kohësh firmat e afër 80 për qind të delegatëve të Kuvendit.
Ai tha se Kuvendi do të përcaktojë edhe nëse kryetari i partisë duhet, apo jo të jetë kryeministër i vendit në rastet kur fiton zgjedhjet.