Ish-drejtuesi i policisë jep mesazhin e fortë: Ja si mund t’i ndryshoj Gledis Nano uniformat blu!

Ish-drejtuesi i policisë Dritan Zagani, ka komentuar ndryshimet që ka bërë Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, në polici.

I pyetur se sa mundësi ka Nano që ta largojë ndikimin e politikës në polici, Zagani thotë se e ka shumë të vështirë. Më tej tha se nëse Nano do të jetë ‘vegël’ e bindur si paraardhësit, do rrëzoj dhe emrin si polic.

“E ka shumë të vështirë ndikimin e politikës në polici. Uroj që me ndihmën e partnerëve do filloj si proces shkëputja e policisë nga politika. Nëse do të jetë një vegël e bindur si shokët paraardhës do të rrëzoj atë emrin e mirë si polic si është. Praktika më e gabuar është puna me aksion. Ligji nuk zbatohet me aksion, mjafton të zbatohet ashtu siç është shkruar dhe është miratuar në fuqi”, tha Zagani për Ora News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT