Gjyqi me Becchettin! Basha: Edi Rama pagoi 120 milionë euro për luftë personale

Kreu i PD Lulzim Basha, është shprehur pasditen e kësaj të shtune se Edi Rama pagoi 120 milionë euro për luftën personale me biznesmenin italian Francesco Becchetti. Sipas tij, Rama mund ta vonojë ngritjen e Komisionit hetimor për këtë çështje, por nuk e pengon dot.

“Tani, kush e dëmton shtetin shqiptar, ne që kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie për një proces të përfunduar që ka prodhuar një dëm ekonomik që do të tejkalojë 120 milionë euro apo ai që e përdori shtetin për një luftë personale që do t’u kushtojë shqiptarëve më shumë se 120 milionë euro?!”, tha Basha në konferencën me gazetarët.

Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së plehrave dhe një komision hetimor për çështjen Becheti.

Siç e keni ndjekur, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, ai vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen e gërshetimit të partisë, shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare.

Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naive, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT