VIDEO/ Kujtohet në Bularat ekstremisti Kacifas, merr pjesë dhe Vangjel Dule

Vdekja e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas është kujttuar sot përmes një ceremonie në Bularat, Dropull. Familjarë të Kacifas, banorë të fshatit dhe konsulli grek në Gjirokastër Dimitrios Sacharidis, kanë marrë pjersë në ceremoninë e mbajtur në kishën e Bularatit.
Mësohet se i pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ka qenë dhe politikani i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Kujtojmë se, Konstandinos Kacifas mbeti i vdekur më 28 tetor të 2018. Ai qëlloi mbi policinë shqiptare me breshëri kallashnikovi, ditën kur në Bularat po mbahej ceremonia për rivarrimin e ushtarëve grekë. Situata u tensionua dhe grupet RENEAS u nisën menjëherë nga Tirana për të marrë në dorë kontrollin.
Pas disa orësh ndjkjeje, ekstremisti grek qëlloi veten me armë zjarri, pasi u rrethua nga Forcat Speciale në një zonë malore në Bularat. Pranë trupit u gjet dhe kallashnikovi i modifikuar. Vetëvrasjen e tij e ka konfirmuar dhe Prokuroria e Gjirokastrës.

Nga ceremonia perkujtimore e Kostandinos Kacifas 

