“Engjëlli i Shqipërisë”! 20 vjeçari Armando Broja që po trondit Anglinë

Jo vetëm Shqipëria, por tashmë edhe ekipi i Southampton ka një hero dhe ai është Armando Broja. Lojtari me plot klas, të cilin Shqipëria është me fat që e ka në formacion, po hedh themele të forta për një të ardhme të ndritur.
Sulmuesi “kuqezi” i Southamton ka shënuar golin e dytë në Premier League në ndeshjen e dytë si titullar, duke u vlerësuar me notën 7.
Po kush është Armando Broja?
Shqiptari nga Kopliku ka lindur më 10 shtator 2001 në Londër, ashtu si dy motrat e tij. Ndërkohë prindërit janë rritur në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që futbollisti ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.
Në një rrëfim të bërë nga vetë ai, Broja ka zbuluar se ka refuzuar ofertën për t’iu bashkuar kombëtares U-21 e Anglisë, duke u treguar një “shqiponjë e vërtetë”.
Formimi i tij si futbollist është i lidhur ngushtë me klubin e Chelsea-s në Premier League. Kur ishte vetëm 6 vjeç , ai u rregjistrua në një ekip moshash në Londër, ndërsa në vitin 2009 kur ishte 8 vjeç u spikat nga blutë e Londrës.
Për 11 vite Broja kaloi me radhë të gjithë ekipet e moshave deri më 26 shkurt 2020 ku për herë të parë firmosi kontratën profesionale me Chelsea-n për dy vite. Me 8 mars 2020 sulmuesi 1.91 i gjatë bëri debutimin me fanellën e Chelsea-s, kur në minutën e 86 mori vendin e Giroud në ndeshjen e fituar 4-0 kundër Everton.
Në sezonin 2020-2021 Broja u huazua te Vitese në Holandë, ku edhe pse ishte një ambient i ri la gjurmë tejet të rëndësishme. Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin mes golashënuesve, me 10 gola të realizuar në kampionatin holandez. Kjo performancë bindi Chelsea-n që t’i ofronte një kontratë 5-vjeçare që u firmos nga futbollisti më 18 korrik 2021.
Gjatë kësaj vere Broja bëri perfomanca mbreslënëse me Chelsea-n në fazën përgatitore, aq sa trajneri Tuchel i sapo shpallur kampion Europe i kërkoi të qëndronte për sezonin e ri, por Broja duke parë që duhet të konkuronte me Lukakun dhe Ëerner zgjodhi të huazohej te Southampton.
Tashmë duket se ai ka shtruar edhe rrugën për t’u bërë titular, pas dy golave fantastik dhe me peshë. Një talent që premton shumë. AI është vetëm në hapat e parë të karrierës, por shkallët drejt madhështisë, po I bën me hapa gjigand./Gazeta SHQIP