“Merrni armët dhe luftoni me shqiptarët”, shpërthen gazetari serb: Kosova është e jona

Pas vizitës së Aleksander Vuçiç, në Kosovë, duket se ka ndezur edhe më shumë gjakrat në Serbi.Edhe pse Presidenti serb dha një mesazh kundër përdorimit të çfarëdo lloj force apo arme, duket se shumë figura të njohura serbe nuk mendojnë të njëjtën gjë.Gazetari dhe ish-kryeredaktori serb nga gazeta “Novosti” në Serbi, Ratko Dmitroviq, ka lëshuar sot një mesazh nacionalist dhe të rrezikshëm mbi Kosovën.Në një postim të tij të rrjetin social “Tëitter”, ai shkruan se Kosova duhet të rimerret me cdo kusht, edhe nëse do duhet të përdoren armët.Në një mesazh me tone të ashpra Dmitroviq shkruan: Nëse e nënshkruajmë njohjen e Kosovës, ne do ta humbim atë, dhe gjithçka çfarë ka atje.Nëse nuk nënshkruajmë, ne ende kemi mundësi rikthimin e saj. Eventualisht me armë.Nëse vije mundësia në rrethana të ndryshuara, edhe me armë, edhe ata na e morën ashtu Kosovën”./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT