Ilir Meta shëtit fshatrave: Qeveria t’i mbështesë çobanët, që të mos na ikin nga Shqipëria

SKRAPAR– Presidenti i Republikës Ilir Meta është “arratisur” këtë fundjavë nga Tirana dhe ka zgjedhur të vizitojë Kanionet e Osumit.

Pasi në mëngjes, publikoi disa pamje nga kanionet e mrekullueshme, pasdite presidenti  është ndalur në Bregun e Zabërzanit dhe ka takuar një nga blegtorët vendas.

Teksa ndan disa foto në Facebook, presidenti shkruan se mbështetja ndaj blegtorëve nuk duhet të mungojë për të shmangur më pas shpopullimin por edhe pakësimin e blegtorisë në vend.

“Me Juli Liçollarin, në Bregun e Zabërzanit, një nga blegtorët e rinj të cilët duhen mbështetur më shumë, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në këto treva të mrekullueshme”, shkruan kreu i shtetit në Facebook./Gazeta SHQIP

Meta e kalon fundjavën në mal, takon blegtorin e ri: TëMeta e kalon fundjavën në mal, takon blegtorin e ri: Të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT