Çamët nisin protestat, AFP: Grekët kishin dekada që kërkonin këtë marrëveshje

“Shoqata “Çameria”, ditën e sotme, ora 17:00 do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Jashtme në përkujtim të të rënëve përgjatë genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. I pranishëm në protestë edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi,” thuhet në një njoftim.Ndërkohë lajmi i nisjes së kërkimit për eshtrat e ushtarëve grekë është raportuar nga mediat më të mëdha në botë.Agjencia AFP shkruan se ministria e Jashtme e Greqisë e quan një moment historik.“Fushata e vitit 1940-41 në Shqipëri, ku sulmi italian u zmbraps përkundrejt të gjitha shanseve, përkujtohet çdo vit në Greqi dhe është i pari sukses i Aleatëve ndaj fuqive të Boshtit”, shkruan agjencia.“Greqia e ka kërkuar diçka të tillë prej dekadash. Detajet u miratuan në nëntor, edhe pse marrëveshja origjinale është përmbyllur në vitin 2009,” thuhet në shkrim.“Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje të ngjashme për të riatdhesuar eshtrat e më shumë se 6 mijë ushtarëve italianë. Por Greqia, e cila ka një minoritet etnik në jug të Shqipërisë, dhe që në të kaluarën ka kërkuar të aneksojë rajonin, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të mbeten në shtetin fqinj. Trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri është burim i përsëritur tensionesh mes dy shteteve”./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT