Detaje nga ekzekutimi në Fier, Demir Backa mori të paktën 18 plumba në trup

Tre plumba në zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57-vjeçarit Demir Backa, i cili mbeti i vrarë në atentatin e së shtunës në mbrëmje në Fier. Policia ka shoqëruar deri tani 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje mbi ngjarjen, pasi kanë parë atë çka ka ndodhur.

Ndërkohë që mjeti i djegur i autorëve të vrasjes së 57-vjeçarit është dërguar në komisariatin e Policisë së Fierit. Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Backës.

Burime policore bëjnë me dije se në atentat mund të kenë qenë 3 persona të paguar për të kryer krimin. Ndërsa pistat e hetimit mbeten dy, ndonjë konflikt mbi pasuritë e shumta të 57-vjeçarit dhe sherri familjar i dy viteve më parë. Po sipas burimeve,  këtë sherr viktima e ka pasur me një person të botës së krimit në Fier, ndaj ka dyshime të forta se ai mund të ketë paguar për të vrarë Demir Backën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT