Nga nesër Italia “mbyll” kufirin me Shqipërinë! Rregullat e reja për të udhëtuar

Ministria e Jashtme ka publikuar ditën e sotme rregullat e reja për shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë, të cilat hyjnë në fuqi duke filluar nga dita e nesërme te vlefshme deri ne 15 dhjetori 2021.
Ministria bën të qartë cilat janë arsyet që lejohen të udhëtosh drejt Italisë: motive pune; motive shëndeti; motive studimi; motive urgjence; persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës; familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali; personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali; sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Krahas publikimit të arsyeve që të lejojnë të udhëtosh drejt Italiasë, Ministria ka bërë me dije dhe dokumentet që duhen: a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike; b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit; c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”; d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.
Si rrjedhojë, duke filluar nga data ?? ?????, shtetasit nga:
mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se ??? orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ?? ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.
Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
Këto masa janë të vlefshme deri më datë ?? ??????? 2021