“Nona e baba e korrupsionit”/ Basha përplaset me Braçen për rrugët e tenderat

Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PS-së, Erion Braçe, pasi ky i fundit i kërkoi llogari për veprat infrastrukturore gjatë kohës së tij si ministër i Transportit, si Rrugën e Kombit, ashtu edhe aksin rrugor Lushnje-Fier.

Basha tha se fondet në dispozicion nuk shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës, pasi ka korrupsion. Kreu i PD-së shtoi se ky regjim është ‘nëna dhe baba i korrupsionit’, ndërsa shtoi se ka pasur parregullsi në një rrugë të ndërtuar në Divjakë, zonë që përfaqësohet në parlament nga Braçe.

Sipas Bashës në këtë zonë nuk është bërë asnjë rrugë anësore gjatë gjithë këtyre viteve Nga ana tjetër, Braçe tha se për korrupsionin duhet të flasë me fakte, dhe se kush është i përfshirë, nga i pari tek i fundit të shkojnë para drejtësisë.

“Dëgjoj herë pas here të paktën një anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që flet sikur është deputet për herë të parë. Një gjë është e sigurt, jo vetëm këtë rrugë, por në çdo rrugë dhe në çdo vepër infrastrukturore tenderuar në periudhën 2005-2007 sipas raporteve të KLSH, kursimi minimal i preventivit ishte 16%. Numri minimal i pjesëmarrësve në tender ishte 5. Krahasojeni pak me sot. Më numëroni me gishtat e një dore një tender të këtij shteti që nuk fitohet nën 99%. Numëro tenderët ku ke më shumë se 5 ofertues. Pse? Sepse ky reagim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e varfërisë, dëshpërimit dhe revoltës legjitime të banorëve të Divjakës, Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

“Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike”, u përgjigj Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT