Dyshime për sulmin ndaj Çangut / Lala: Policia i gjen shtëpitë “xixë” në Nikël

Gazetarja Klodiana Lala hodhi dyshime mbi mënyrën se si po trajtohet grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu.

Lala tha në Open në Top Channel se Nikla është një zonë ku nuk futet askush aq lehtë, pa u kuptuar nga vendasit e aq më tepër, dhjetë persona të armatosur.

“Grabitja ka ndodhur në një zonë që nuk mund ta kalojmë kështu pa e konsideruar fare. kemi bërë lajmë për Niklën, e dimë kush strehohet aty, cilët emra rrinë. Aty merret vesh çdo gjë dhe më duket pak e habitshme futja e dhjetë personave të grabitur në atë mënyrë. Aty dihet dhe kuptohet edhe kur shkon policia për kontrolle. Madje kur efektivët futen në banesa për të kontrolluar, i gjejnë shtëpitë xixë, as pluhur nuk gjejnë mbi tavolina. Kaq mirë i dinë. Kam dyshimet e mia,”- tha Lala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT