Kosova i bën presion Panuçit: Kujdes kur fton talentët tanë Kosovare, ndryshe…
“Mollë sherri” duket se është bërë talenti kosovar, Edon Zhegrova. 18 vjecari që luan në Belgjikë është ftuar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, për miqësoren e marsit kundër Norvegjisë.
Nga ana tjetër, ekipet kombëtare të Kosovës po presin përgjigje prej lojtarit në fjalë.Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka shpjeguar marrëdhëniet mes federatave për talentet, duke i dhënë një mesazh trajnerit të ri të Shqipërisë.Për Panorama Sport ai u shpreh:Nuk kemi pasur fare komunikim me FSHF-në për Edon Zhegrovën. Zhegrova është një talent dhe lojtar i ri, i cili është ftuar nga përfaqësuesja U-21 e Kosovës, por mesa duket, ai ka dashur që të ftohet menjëherë nga Kombëtarja A ndaj dhe po përdor Shqipërinë për të na shantazhuar.Në anën tjetër, edhe trajneri juaj (Kristian Panuçi) duhet të kuptojë që këta janë futbollistë të lindur në Kosovë dhe nuk është lehtë t’i marrësh. Duhet të kemi një marrëveshje, pasi ne mund ta bllokojmë.Kjo, nisur edhe në bazë të statusit, ku duhet të ketë disa kritere për jetesën etj., etj., për të mos iu futur detajeve.Ajo që dua të them, është se trajneri i ri i Shqipërisë duhet të kuptojë se ne kemi kultivuar marrëdhënie të shkëlqyera me FSHF-në dhe herët e tjera duhet të ketë kujdes, që të lajmërojmë njëri-tjetrin”./ZgjohuShqiptar.info