VIDEO/ Të pagdhendurit e Beogradit, Kombëtarja shqiptare sulmohet me sende të forta në momentin e parakalimit me flamurin kuqezi në Serbi

Kampionati Botëror i Boksit në Serbi nuk ka nisur si duhet. Mbrëmjen e djeshme, eventi i rëndësishëm që do zhvillohet në Beograd çeli turneun me një ceremoni parakaluese të të gjitha skuadrave.

Në momentin që Kombëtarja jonë dhe sportisti Nelson Hysa me flamurin kuqezi në dorë parakaloi në tapet, drejt tij u hodhën sende të forta dhe fërshëllima nga serbët.

Një situatë e pakuptimtë nga të pranishmit në pallatin e sportit, për më tepër që sporti duhet të bashkojë popuj.

Kujtojmë se dy ditë më parë, sportistët e Kosovës nuk u lejuan të kalonin në Serbi, me kufirin që u mbyll për ta vetëm për shkak të kombësisë dhe simboleve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT