OSHEE zbulon pse ikën dritat në kryesinë e Kuvendit: Ra zjarr në…

TIRANË – OSHEE ka reaguar pas shkëputjes së energjisë elektrike në kryesinë e Kuvendit paraditen e sotme.

Sipas OSHEE, fajin e kishte një shkëndijë elektrike.

“Për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie. Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë” thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Paradoksal ishte faktis, se energjia iku ndërsa në Komisionin e Ekonomisë dhe të Ligjeve po diskutohej marrëveshja e garancisë me BERZH për energjinë.

Bëhet fjalë për një hua prej 70 milionë eurosh për përballimin e krizës së pandemisë.

Gjithsesi, lajmi i mirë është se ndërprerja nuk lidhet me krizën./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT