Berisha jep ‘lajmin’ nga Kavaja: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë time! Blinken ka zero prova!

Sali Berisha foli sot për herë të parë nga Kavaja për procesin gjyqësor kundër sekretarit amerikan Antony Blinken.

“Dua të ndaj sot me ju lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. Ftoj Blinken të dërgojë provat. Por ju garantoj se ka zero, zero, zero…” – tha Berisha për procesin në Gjykatën Korreksionale.

Më herët, Berisha bëri thirrje për bashkim të demokratëve në ‘Foltoren’ e tij.

“Foltorja ka ngjallur shpresa të mëdha, por u ka future frikën në palcë narko-shtetit dhe veglave të tij. Kjo nuk është një foltore për mua, por një detyrim i madh për të gjithë qytetarët për ta shndërruar Partinë Demokratike në shtëpi lirie” -tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT