“Rama po na bën të vuajmë”/ Grida Duma: Vuajtjet e krutanëve për shkak të qeverisjes. Kush luan me ujin, luan me jetën

Deputetja demokrate, Grida Duma, reagon pas situatës së rëndë të krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë përfunduan në spital me të vjella, dhimbje barku e temperaturë, ndërsa dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Në një video-mesazh në “Facebook”, Duma nxjerr, nga njëra anë, kohën kur kryeministri Edi Rama inauguronte ujësjellësin e Krujës, dhe nga ana tjetër, dëshmitë e qytetarëve të helmuar nga spitali, të cilët thonë se ju dhemb barku nga uji.
Postimi i Dumës:
Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.
Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes.
Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.
Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën./m.j