Fjalimi i tij gajasi dhe Bashën/ Flet deputeti i PD: Çfarë më tha kryetari pas seancës parlamentare

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, tërhoqi vëmendjen kohë më parë në Kuvend me fjalën e tij.
Madje të qeshurat nuk mundi t’i mbante as kryetari i tij, Lulzim Basha, i cili edhe pse mundohej të fshihej me duar, nuk i rezistoi dot fjalimit të Korreshit.
“Spitali i Lushnjes është i mbushur me minj,” tha Korreshi në atë kohë, dhe kujton se kolegët e tij nuk qeshën me fjalimin por me batutat e tij.
Në News 24, Korreshi tha se pas fjalimit ai ka folur edhe me Lulzim Bashën dhe kolegët e tjerë të cilët i kanë thënë se ajo e qeshur ishte “e dalë nga shpirti” një gjë që e kanë perceptuar edhe publiku.
“As nuk e kam dash me dit se çfarë kanë qeshur ata. Unë fjalimet e mia nuk i ridëgjoj. Në fillim m’u duk se filloi të trajtohej si çështja e “Kërpëratës”, por Më pas ndryshoi kur filloi të përthithej mesazhi. Ata qeshën me batutat dhe jo me fjalimin. Unë kam folur disa herë edhe më kryetarin. Të gjithë kolegët folën dhe më thanë që ka qenë e qeshur nga shpirti. Edhe në komisione sa herë i shikoj më thotë të lutëm se mos na bën ndonjë batutë se jemi para kamerës. Edhe njerëzit e kanë perceptuar këtë gjë. Ata ka pritur mesazhin e lushnjarëve dhe nuk e kishin gjetur tek asnjë deputet”- tha ai.