Borxhet e papaguara të faturave të ujit/ Ahmetaj rrëzon OSHEE e Ballukun: Nuk kemi! Qeveria shpall reformën e ujit

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka mohuar sot se Ujësjellësit kanë borxhe apo fatura të papaguara energjie. Ai tha se janë punë në proces të cilat paguhen në raport me faturat e dorëzuara. Një deklaratë e tillë bie në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur disa ditë më parë në komisionet parlamentare, ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku dhe drejtori i OSHEE, Ardian Ccela deklaruan se bashkitë dhe shumë institucionet që kanë faturat e papaguara të ujit, duke bërë kështu që jenë borxhlinjtë më të medhenj.

Madje ministrja Balluku avancoi akoma më tej ku deklaroi se nuk mund t’ju pritet furnizimi me energji ujësjellësave, pasi do të rrezikohej furnizimi me ujë të pijshëm.

Sot numri dy i qeverisë rrëzoi këto pretendime. “Nuk ka borxhe të papaguara, janë punë në proces të cilat paguhen në raport me dorëzimin e faturave dhe me pagesën e faturave nga privatët të TVSH-së. Me buxhetin e këtij viti në fund, me aktin e ri normativ që do të bëjmë në fund të vitit do të ketë gjithashtu pagesa shumë të mëdha për të gjithë projektet e infrastrukturës, qoftë në infrastrukturën rrugore, qoftë në infrastrukturën e ujit dhe avancimi i punëve do jetë i përputhur i gjithi me pagesat për detyrimet që kemi ndaj kontraktorëve. E njëjta gjë ndodh dhe me vitin tjetër. Besoj shumë shpejt që ministrja së bashku me kryeministrin do paraqesin dhe reformën e ujit që do jetë dhe një ndër reformat e mëdha në mandatin e tretë. Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, do ta quaja pa asnjë lloj dyshimi është buxheti i dixhitalizimit, buxheti i shërbimeve ndaj qytetarëve, buxheti i infrastrukturës gjigante, që nga tuneli i Llogarasë, që nga Unaza e Tiranës, që nga Skavica, e shumë projekte të tjera, hekurudha, porti i ri i Durrësit. Jemi përpara buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë dhe buxhetit që fokusohet tek qytetari, tek shërbimet ndaj qytetarit, tek infrastruktura në funksion të qytetarit, sipërmarrjes”, deklaroi Ahmetaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT