VV shpall rezultatet, Albin Kurti merr 98.82% të votave
Lideri suprem i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është rizgjedh në krye të VV’së. Në zgjedhjet e sotme për kryetar partie, ku Kurti ishte kandidat i vetëm, ai ka marrë më shumë se 98 për qind të votave.
Më pak se 1 për qind e aktivistëve të VV’së janë deklaruar kundër Albin Kurtit në zgjedhjet për të parin e partisë. Akoma më pak prej tyre kishin abstenuar.Sipas rzultateve preliminare të publikuar nga Vetëvendosje për Kurtin kanë votuar 98.82%, kundër 0.61% derisa kanë abstenuar 0.57%. Vota të pavlefshme ishin 0.26%“Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderojmë të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës”, thuhet në njoftimin e VV’së.Ndërkohë, ende pa u shpall rezultatet preliminare, Kurti u urua në Facebook nga Fatmire Mulhaxha Kollçaku.“Na priftë e mbara me kryetar Albin Kurtin!”, shkruan Kollçaku në Facebook.Në votimin e sotëm nuk kanë votuar të dorëhequrit nga kjo parti.Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu janë në mesin e atyre që nuk votuan. Shpend Ahmeti zgjodhi të dalë në votime minuta para përmbylljes së vendvotimeve.Nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Vetëvendosje ka treguar se kush ishin zyrtarët e lartë që dolën për ta votuar Kurtin.Aty shihen duke votuar edhe Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, dhe Rexhep Selimi.Problemet në Vetëvendosje që u tha se nisën prej më shumë se një viti, dolën në publik në fund të vitit që lamë pas. Publikimi i një mesazhi privat të Aida Dërgutit, ish-anëtare e Kryesisë së VV’së, ku ajo e quante ‘mut’ Kurti, nxori zbuluar përçarjet brenda partisë.Kjo shkaktoi një valë ofendimesh e kritikash në internet dhe vazhdoi me dorëheqje të shumë anëtarëve.Kështu tani raportohet për dy grupe, krahun e Albin Kurtit dhe të Dardan Molliqajt./ZgjohuShqiptar.info