Kur është përmendur për herë të parë emri Krujë?

I/E nderuar lexues!Për herë të parë emri “Krujë” përmendet në shekullin e IX ne nje dokument kishtar te vitit 879-të e.s redaktuar nga peshkopi i krahines, ne permbajtje te se cilit citohet ne latinisht, emri i qytetit “Croia”. Emri “Krujë” mendohet ta ketë origjinën nga fjala “krua” (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër “krò”. Banorët e Krujës i thërrasin vetes “krutonë” ose “krotonë”. Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen “krutanë”. Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Keshtjella e Krujes u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT