LAJMI FUNDIT/ Thaçi mbetet në paraburgim, refuzohet kërkesa për lirim me kusht

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte. Përveç tij, me të njëjtat akuza është edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para këtij vendimi, Gjykata Speciale i bëri një kërkesë Policisë së Kosovës mbi kapacitet për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e të akuzuarve nëse caktohet masa e sigurisë arrest shtëpiak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT