“Vrau Hajdarin dhe Remzi Hoxhën”/ Analisti: Pas shpalljes “non grata”, familja e Berishës po mendonte se ku të çonte thasët me para

TIRANË – Në një lidhje direkte për emisionin “Breaking” në Top News, analisti Frrok Çupi e akuzoi Sali Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit dhe të Remzi Hoxhës.

Duke komentuar shpalljen e kandidaturës për kryetar të PD-së, Çupi tha se ish-kryeministri në këtë mënyrë po shkatërron partinë më të madhe opozitare.

“Berisha e ka humbur toruan prej vitesh, që kur vrau kundërshtarët e tij të parë. Njësoj si Enver Hoxha që lau duart me gjak. Që kur vrau kundërshatarët e tij të parë, Azem Hajdarin, Remzi Hoxhën dhe njerëzit në Vlorë. PD tani është akoma më keq, për shkak të Sali Berishës. Mund të sherohet shumë vonë. Duhët të largohet nga skena Sali berisha. Qoftë edhe nga kjo skena qesharake që ka marrë rrugët lart e poshtë”, tha Frrok Çupi.

Ai tha se Lulzim Basha është kukulla e Berishës, por kryetari i PD po luan mirë në rastin konkret.

“Ai nuk e ka armik Bashën. Në fakt Basha është nusja e tij. Macja e Berishës është Lulzim Basha. Nuk është kundërshtar i tij. Kundërshtari i Sali Berishës është fati i tij, terrori që u ka bërë shqiptarëve. Basha thotë unë isha një viktimë e tij, i kreva këto akte se isha kukull e Sali Berishës. 10 vitet e fundit Basha është i përfshirë në krimet e Berishës”.

Frrok Çupi shtoi se pavarësisht presionit të ish-kryeministrit Berisha, Lulzim Basha do jetë kryetar i PD dhe do sfidojë Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme.

“Fati i tij pastaj do vendoset nga rezultati”, tha Çupi.

Analisti foli edhe për pasurinë e ish-kryeministrit, e cila, sipas tij është shpërndarë në disa duar.

“Pasuria e Berishës është shpërndarë në disa duar private, fshatarësh e familjarësh të tij.  Sapo mori bombën nga SHBA, fytyra e tij ishte e shkallmuar. E tërë familja e tij po mendonte se ku të çonte thasët me para”, tha analisti në Top News./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT