VIDEO/ Gazetarja futet në mes të parcelës me KANABIS në Shqipëri: Bima është në proces tharjeje, shumë shpejt do trafikohet

Kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike mbetet ende një problem për Shqipërinë, edhe operacionet për asgjësimin e parcelave me kanabis kanë qenë të shumta.
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar disa pamje nga një kapanon ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.
Duke mos e bërë publik vendin ku ishte vendosur ky kapanon, ajo tregoi se bima ioshte në proces tharjeje, teksa shumë shpejt do të trafikohej drejt vendeve të Bashkimit Europian.