Braçe shpërthen: Zoti Basha ke b*** për këtë vettingun që them unë

Ish-zvkryeministri Erjon Braçe ka replikuar ashpër ndaj deklaratave të Bashës se ai ishte dhe roje dezhurni kur ishte numri dy i qeverisë.

Më tej rikujton tragjedinë e 21 janarit, në ditën ku 4 protestues u vranë gjatë një demonstrate të organizuar asokohe nga PS në opozitë dhe hedh akuza ndaj kreut të PD-së dhe e ‘sfidon’ për vetting penal!

“Në 30 vite punë kam pasur disa detyra dhe s’i kam kurrkujt asnjë borxh. Kam qenë zv.kryeministër, qoftë me titull, qofë dhe si dezhurn. Por në detyrën time me zor njeri nuk ka më ka detyruar për të vrarë njeri, nuk më kanë përdorur. Për të vrarë në bulevard nuk më kanë përdorur për të mbrojtur familjen. Ka vetëm një vetting që duhet sot. Ai është për ata që vrasin, jo për të larguar nga politika, por për ta çuar në burg. Më falni për shprehjen:Zoti Basha ke byth për këtë vetting?”, tha Braçe.

Ai shtoi se ” Ti (Basha) je një njeri që nuk e di sesa të kushton shporta e ushqimeve mujore. Në një treg kur çmimet i përcaktojë këta 150 mln euro shkojnë për oligarkët e jo për këta. Kostoja ushqimeve sot është shtrenjtuar. 41.6% e buxhetit të shqiptarëve shkojnë për ushqime është më pak se në 2013″.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT