Rama sulmon Xhaferrajn: Akrobat i shëmtuar cirku, nuk matet cilësia e diellit me errësirën

Pas dy vitesh procesi i rindërtimit nga tërmeti i shkaktuar më 26 nëntor 2019 nuk ka përfunduar ka qenë përplasja e radhës mes mazhorancës dhe opozitës. Interperlanca e demokratit Ferdinand Xhaferaj me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj nuk i ka pëlqyer kryeministrit Edi Rama i cili ka ndërhyrë për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Rama ka pranuar shtyrjen e afateve për procesin e rindërtimit të banesave e apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti e kjo lidhet sipas tij për shkak të pandemisë.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore. Ngritët këtu një furi një uturi shpifjesh e akuzash dhe bëtë edhe një gjest dixhital këtu. Me siguri ju keni qenë i zënë këtu me pasonin tuaj për të përmirësuar cilësinë e diellit, e ndërkohë mes angazhimeve tona për të rregulluar pasoja e tërmetit dhe afateve ka ndodhur diçka që ka tronditur gjithë botën, ju kujtoj z.Xhaferri, pandemia. Muaj të tërë kantieret kanë qenë të bllokuar dhe detyrimisht edhe afatet do të shtyhen. Mbi çbazë flisni ju për këto akuza e flsini për babëzi e makuteri, keni ndonjë fakt? Shkollat kanë standarde e kritere, preventiva janë zhvilluar si proces. Ndërtimi i tyre është bërë garë. Garat kanë dosje dhe mbi gjithë këto fakte mund të bëhen edhe hulumtime dhe investigime e pastaj mund të nxirren konkliuzone profesionale, jo si mjek popullor apo si akrobat i shëmtuar cirku. Është e shëmtuar që kjo përpjekje të përbaltet me asnjë lloj baze”, deklaroi Rama.

Më tej ai shtoi se “Kontrasti i shkollave të ndërtuar nga ju dhe me ne është i njëjti i të sotmes me të mesjetës. Në këtë aspekt ne nuk mund të matemi me ju, se nuk mund të matet cilësia e diellit me errësirën, por me shumë vëmendje do ta mirëprisnim çdo lloj fakti e argumenti e jo dokrra e të vdekurit në klub.Keni lejuar masakër urbane dhe jeni krenarë. Rrijini larg çështjes së tërmetit sepse bëheni qesharakë”, tha Rama duke shtuar se “Kur ju qeverisnit duhej dal me duart në sy e hundë për të mos dëgjuar apo parë erë. Ky është dallimi juaj me ne”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT