Debat i ashpër/ Rama-Bashës: Lulzim mos fol si me pelenat e mjekut,mos më bëj të fortin, ah të keqen vëllai se të kam xhan

Përplasja e fortë ka ndodhur në sallën e Parlamentit ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Rama ka marrë fjalën menjëherë për të replikuar me rivalin e tij politik pas akuzave për shpërdorim të fondeve të rindërtimit të tërmetit.
“Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por ti, sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, Gënje veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo është partia më e bukur e lindjes, më jep një pushim. Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpije, por argumenta. Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre , sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t’i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhanë”, tha Rama.
Deklarata e Rames
Kur dikush për diçka që nuk e bërë ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd, thoshte Kanti. Kur vihesh mbi akuza të tilla është barra e akuzuesit të aprovojë akuzat.
Zotëri për shkak të paaftësisësë tij proverbiale me shifrat, Por sikur fondet e vëna në dispozion për rindërtimin e shkollave nga BE ne raport me fondet e vena nga qeveria të rezultojnë më të larta në shpenzim për investim se sa fondet e qeverisë çfarë duhet të bëjmë ne me të gjithë çarçaf që sapo u var këtu në foltoren e Kuvendit. Po sikur në aspektin e kostos të jenë më të ulëta se sa ato të BE-së, në kritere, çfarë i mbetet parafolësit, atij i mbetet që i ka mbetur gjithçka në fakt, humbja. Humbja që e ka në konstruksionin e vetë mënyrës së qëndruarit në skenënn politike qysh në ditën e parë.
Kur nxjerr gjuhën këtu mate mirë kur flet për hajdut dhe hajdutërinë. Matu mirë ku flet me ndarja rraf tarafësh për ndarje indulegjencave për lejet e kryetarëve bashkisë.
E them me shumë krenari, sa kilometra e sa njerëz kam takuar unë për shkak të detyrës nuk i kanë takuar të gjithë kryeministrat bashkë, kurse zotërote nuk del sot dot nga zyra e Pd-së, dilu zot atyre njerëzve të tu se i ke edhe 95%. E mos hajde këtu të bësh leksoine morale, ul e ngri hajduta e kriminela e bosa e stërbisa. Arsyeja se ti nuk fiuton nuk janë as kriminalet e bostat , arseyja je ti sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush. Ti gënjen edhe veten tënde dhe të tjerët përkohësisht. Ndrysho sa nuk është vonë, jam këtu për të respektuar. Kur thua se PD është parti e lindjes, të lutem “Give me a break”.
Ata rrijnë në çadra e punojnë, ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah me vite të tjera duke i prezentuar atë që ti në fakt ke bërë atë bën sikur e bërë. Rrinë në çadra se e kanë larg të punojnë tokën. Aq shumë e ndjerë veten se lideri ityre, e gdhihen se ore ti apo sje ti lideri. Kur vjen këtu e bën të fortin, e para kujtohu mirë se çfarë ke bërë. Mendo mirë se sa shumë gjëra di tirana e gjithë shqipëria për tu Lulzim dhe këto që të rrethojnë. Nëse ke fakte hajde të ballafaqojmë, mos thuaj budallallëqe.
Me të fortin këtu, aman mos, mos na e kurse. Të liutem mos e përsërit se nuk je në gjendje të rrish pranë më shumë se 50 demokratëve, nëse i mbledh. Po mos ah të keqen vëllai se të kam xhan.