Festa kombëtare greke! Kremtohet dita e “Jo-së” në Këlcyrë, Pirro Dhima pranë nënës së Kacifas (Foto)

Këlcyrë- Sot Greqia feston ditën e “JO”-së, e njohur si festa kombëtare e Greqisë. Minoritarët apo grekë vijnë në Shqipëri për të zhvilluar ceremoni në varrezat e ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës.
Kështu ka ndodhur edhe sot, më 81-vjetorin e “Jo-së”greke, ku në Këlcyrë është zhvilluar ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë, ku shumë minoritarë dhe grekë kanë shkuar atje me flamur dhe veshje tradicionale.
Ceremonitë kanë vijuar në fshatin Bularat në Bashkinë Dropull ku të gjithë personat e mësipërm kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit.
Aty është parë edhe nëna e Kostadino Katsifas, ku pranë saj qëndronte ish-kampioni i peshëngritjes Pirro Dhima.
Disa prej atyre që morën pjesë në ceremoninë e ushtarëve që prehen në Këlcyrë disa kanë shkuar edhe në varrin e Kacifas dhe kanë ndezur qiri.