Fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm/ Shkon në 700 numri i të helmuarve në Krujë

Situata vijon të mbetet kritike në qytetin e Krujës pas helmimit masiv të banorëve.

Mbrëmjen e djeshme janë paraqitur në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore edhe 130 qytetarë të tjerë.

Kështu ka shkuar në mbi 700 qytetarë të helmuar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se është dezinfektuar depozita kryesore e ujit të pijshëm.

Ujësjellësi i Krujës ka ndërprerë furnizimin që prej të hënës. Ndërkohë Prokuroria po vijon hetimin mbi rastin në fjalë.

Të paktën për 24 orë, duke nisur nga dita e diel, banorët e Krujës kanë pirë ujë me fekale dhe urinë bagëtish. Analizat mikrobiologjike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik e konfirmojnë këtë.

Ministrja Ogerta Manastirliu një ditë më parë deklaroi se në dispozicion të qytetarëve do të jetë dhe Spitali i Durrësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT