Maskat vënë në shënjestër dy makina te lagjia e “Vipave” në Tiranë, tentojnë t’i djegin

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e 26 tetorit persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy makina në rrugën e “Vilave” në Lundër.

Policia ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, ndërsa vlen të thuhet se kjo lagje në fshatin Lundër njihet si lagjia e “Vipave” pasi jetojnë figura të njohura publike në vendin tonë.

“Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT