Mediat serbe u “tërbuan” nga missi që bëri shqiponjën me duar/ Dy bukuroshet shqiptare: I kanë thënë se do i marrin pasaportën (FOTO)

Missi serb Valentina Petroviç, është fotografuar duke bërë shqiponjën me miss-in shqiptar, Frontina Gashi dhe miss-in kosovar, Besa Çitaku. Kaq ka mjaftuar që mediat ta kryqëzojnë atë për këtë veprim.

Media serbe ka përcjellë lajmin duke theksuar vazhdimisht fjalën provokim dhe termin “Shqipëri e Madhe”. Ngjarja ka bërë që Missi të tërhiqet nga gara.

Ditën e sotme ishin në lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” miss Shqipëria dhe Kosova, të cilat thanë se ka qenë ajo së bashku me një tjetër që u kanë kërkuar për të bërë foto bashkë.

Mediat serbe u “tërbuan” nga missi që bëri

“Na ftuan vetë ato. Në Serbi u bë një rrëmujë e madhe. Asaj i kanë thënë ofendime dhe sharje të rënda përmes portaleve serbe. I gjithë shteti e ka kritikuar. Ajo ishte shumë e mërzitur dhe tha se ka shumë probleme të mëdha në vendin e saj. I kanë thënë se do i marrin pasaportën e të shkojë të jetojë në Shqipëri dhe Kosovë. Nuk ndihemi keq meqenëse na kanë ftuar ato të dyja me bërë foton me duart me shqiponja”, tha bukuroshja Frontina.

Mediat serbe u “tërbuan” nga missi që bëri

Nga ana tjetër, bukuroshja Besa shtoi se edhe familja e saj e ka kritikuar, ndërsa menaxherja i ka thënë se duhet të hiqet nga gara.

“Marrëdhëniet kanë qenë të mira me të. Kemi qenë disa herë në tavolinë bashkë e kemi pas respekt për njëra-tjetrën. Ajo është vajzë e mirë dhe kemi respekt për të dhe na vjen keq çfarë i ka ndodhur”, tha Çitaku.

Mediat serbe u “tërbuan” nga missi që bëri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT