“Të hapen negociatat para fundit të 2021”! Kim: Mbështesim “Ballkanin e Hapur”

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter shprehet se SHBA mbështet hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor para fundit të vitit 2021.
Ajo thotë gjithashtu se SHBA mbështet edhe nismën e “Ballkanit të hapur” për të gjashta vendet si dhe nisma që promovojnë integrimin rajonal.
“Angazhimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021. Mbështesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim.
"Angazhimi i ?? ndaj BP mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave ?? për ??&?? përpara fundit të 2021. ?? gjithashtu mbështesin Open Balkans (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e BP) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal". @USAmbAlbania Kim https://t.co/3aza8e929M
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 29, 2021