Shqiptarja Nora Gjakova merr medaljen e artë në Tunizi
Kosova e ka kthyer xhudon në një sport të preferuar që po i jep shumë benefite. Radhën për të dalë kampione, këtë herë në Grand Prix që po zhvillohet në Tunis të Tunizisë, e kishte Nora Gjakova.Xhudistja nga Kosova ka arritur të fitojë një medalje të artë në kategorinë e 57 kilogramë. Për të mbërritur deri në finale, Nora kishte fituar 3 duele, ndërsa në finale ka mposhtur një xhudiste koreane për të rrëmbyer medaljen e artë./ZgjohuShqiptar.info