PAMJET nga Haga/ Shqipëria me zyrë në Eurojust, kryeprokurori Çela pret shiritin, Fatjona Memçaj bëhet prokurorja e parë ndërlidhëse

Shqipëria ka zyrtarisht zyrën e saj të Prokurorit Ndërlidhës në selinë e Eurojust në Hagë. Siç shihet në foton e mësipërme dhe ashtu si ka raportuar më parë newsbomb.al, atje ndodhen kryeprokurori Olsian Çela dhe shefi i SPAK Arben Kraja.
Në krah është dhe prokurorja Fatjona Memçaj, e cila do të jetë dhe prokurorja ndërlidhëse e Shqipërisë në Eurojust. Kjo është hera e parë që Shqipëria ka prokurore ndërlidhëse dhe zyrën e saj në Hagë.
“Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë është hapur zyrtarisht sot, duke shënuar hapin e radhës në partneritetin tonë tashmë të fortë dhe të suksesshëm. Bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Eurojust është rritur me mbi 40% në pesë vitet e fundit”, njofton agjencia e BE për bashkëpunim në drjetësinë penale mes vendeve.
Për këtë ka reaguar në Twitter dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili thotë se ky është një hap përpara në bashkëpunimin mes BE dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkufitar, shkruan newsbomb.al.
“Urime kryeprokurorit Olsian Çela dhe Arben Kraja për hapjen e zyrës në Eurojust, të prokurorit ndërlidhës të Shqipërisë Fatjon Memçaj, e mbështetur nga fondet e BE. Ky shënon një tjetër hap përpara në bashkëpunimin mes BE dhe Shqipërisënë luftën kundër krimit ndërkufitar”, shkruan Soreca.
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Olsian Çela e ka quajtur një hap të rëndësishëm hapjen e zyrës së Shqipërisë.
“Bashkëpunimi ynë i forcuar përmes Eurojust-it shënon një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, që i kapërcejnë kufijtë tanë. Rruga që kemi marrë do të na mundësojë të konsolidojmë përvojat dhe kapacitetet si dhe të rrisim kohezionin e reagimit tonë të organizuar institucional ndaj kërcënimit serioz që krimi i organizuar transnacional po paraqet për shoqëritë tona.”
Vetë Presidenti i Eurojust Ladislav Hamran falenderoi autoritetet shqiptare për bashkëpunimin.
“Duke qenë fqinjë të ngushtë, Bashkimi Evropian dhe Shqipëria janë partnerë të natyrshëm. Në Eurojust, ne e dimë nga përvoja se të kesh një Prokuror Ndërlidhës me ne vepron si një shtytës i fortë për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor përtej kufijve. Prandaj u jam mirënjohës autoriteteve shqiptare për bashkëpunimin e tyre në hapjen e Prokurorisë së Ndërlidhjes dhe pres që së bashku të luftojmë më mirë krimin e rëndë ndërkufitar.”
Eurojust thotë se Nnë ceremoni mori pjesë edhe Arben Kraja, kryeprokuror në Prokurorinë Speciale përgjegjëse për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Hapja e Zyrës përkoi me takimin e parë vlerësues për marrëveshjen e bashkëpunimit me Shqipërinë, e cila hyri në fuqi në vitin 2019. Emërimi i zonjës Memcaj është rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj marrëveshjeje.
Bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust-it është rritur me mbi 40% në pesë vitet e fundit. Midis 2016 dhe 2020, në Eurojust janë regjistruar gjithsej 84 raste me përfshirje shqiptare. Deri më tani këtë vit janë regjistruar tashmë 20 raste, me një hetim afatgjatë që kulmoi me arrestimin e 38 kontrabandistëve shqiptarë të drogës në bashkëpunim me Italinë në korrik, që është një nga shembujt më të suksesshëm të këtij bashkëpunimi.
Aktualisht, përveç Shqipërisë, nëntë vende të tjera kanë prokurorë ndërlidhës në Eurojust: Gjeorgjia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Zonja Memçaj ka një përvojë të gjerë në bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar dhe para emërimit të saj në Eurojust, ajo ishte prokurore e Gjykatës së Apelit pranë zyrës së dedikuar të Gjykatës së Apelit Tiranë, ku ishte përgjegjëse për çështjet që kërkonin ndihmë juridike të ndërsjellë, veçanërisht kërkesa për ekstradim.
Congratulations to @ProkuroriaAl, and @KrajaArben1 for the opening at @Eurojust?? of the office of ??Liaison Prosecutor Fatjona Memcaj, supported w/??funds. This marks another step forward in the cooperation between #EU?? and #Albania??in the fight against cross-border crime. https://t.co/AJfbx1luTy
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) October 29, 2021