Takimi në qytetin e Besëlidhjes, ja kush e shoqëron Berishën në foltoren e Lezhës, mungojnë deputetët e qarkut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur pak më parë foltoren në qytetin historik të Lezhës. Ai është shoqëruar në këtë takim me demokratët, nga deputeti Flamur Noka, si dhe nga Klevis Balliu e Aldo Bumçi.

Por ajo që vihet re është mungesa e deputetëve të këtij qarku, si Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti apo edhe drejtuesit e degës së PD-së. Ish-lideri historik u prit me entuziazëm nga mbështetësit dhe demokratët e Lezhës.

Ndërsa nën brohoritjet “Berisha, Berisha” dhe me flamuj në duar, demokratët e Mahmurrasit i bërë pritë liderit të PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT