Berisha “thirri” Kuvendin e PD-së, Basha i përgjigjet me video: Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt

TIRANË – Pas deklaratës së Sali Berishës në Lezhë, i cili u shpreh se më 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin e Kombëtar të PD-së, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Basha përmes një video të postuar në Facebook ai ka shkëputur sërish fragmente nga fjala e tij në Kuvend, ku në replikë me kryeministrin Rama i drejtohet se atë e ka marrë malli për Metën dhe për Berishën.

Ndër të tjera ai thekson se të tre bashkë ato bëjnë “Trekëndëshin e Bermudës” dhe qajnë hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat.

“Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë!”, thekson kryedemokrati në mesazhin e tij në “Facebook”.

Mesazhi i Bashës

E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!

Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.

Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT