Çfarë po paralajmëron Bamir Topi? Ish-Presidenti: Nga përplasja Basha-Berisha do të dalin shumë gjëra

Ish-Presidenti Bamir Topi është shprehur se “lufta” mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës do të nxjerrë në dritë shumë gjëra.
Përsa i përket përjashtimit që Basha i bëri Berishës nga Grupi Parlamentar, Topi tha se kryedemokrati ishte i detyruar nga presioni i SHBA-së.
“Unë besoj që përtej kësaj përplasje do të dalin shumë gjëra të tjera. Dalim në rregullin klasik matematikor . Këto janë veprime brenda kllapës. Kur situata është e mjerë, faktorizohesh. Kur ka negativitete, përplasje, defaktorizohesh. Këtu problem më i madh sot është pushteti i radhës i Edi Ramës. Askush nuk flet për këtë punë. Unë e prisja që Rama të kishte këtë rezultat në 2021, e njihja terrenin, forcën e pushtetit të Ramës, aftësitë për të modifikuar rezultatin në favor të pushtetit të tij”, tha Topi në Vizion Plus.