Nano “i prerë” me drejtorin dhe shefat e rinj të komisariateve në Tiranë: Dua rezultate në punën tuaj!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim këtë të shtunë me drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve të Tiranës.
Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje po diskutohet për ndryshimet në polici dhe situatën kriminalistike në vend.
Drejtori Nano ka folur me shefat e komisiariateve për ngjarjet kriminale, armët pa leje, llotot e paligjshme dhe luftën kundër drogës. Ai iu ka kërkuar atyre që të japin rezultate konktrete në këto fusha.