“Lëreni rehat Skënderbeun në Parajsë! E kemi kthyer Krujën në një gërmadhë”
E ndërsa prej 17 ditësh kemi hyrë në vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut, të shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, një reagim ka ardhur nga historiani dhe studiuesi Auron Tare, i cili ka bërë një apel të fortë në lidhje me Krujën, qytetin e heroit kombëtar.
Tare nuk është dakord me gjithë këtë bujë dhe debat për figurën e Skënderbeut, kur siç thotë ai, nuk i respektojmë trashëgiminë.
Tare përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se të gjithë ne duhet të na vijë turp që atë që i kemi bërë Krujës.
Po kështu, sipas tij, Skënderbeun e duan ata njerëz që ia mbrojnë e ia respektojnë trashëgiminë kulturore.
Studiuesi vë në dukje se brezi ynë ia bëri malet e Krujës gurore, ia preu pyjet dhe vreshtat, duke ndërtuar pallate, ia prishëm pazarin e bukur të Krujës dhe e mbushëm me lokale kalanë.
Duke bërë një paralelizëm, Tare thotë se në një vend tjetër, Kruja do të ishte një qendër e rëndësishme pelegrinazhi botëror, për madhështinë dhe historinë e lavdishme mesjetare./ZgjohuShqiptar.info