Çfarë dihet për “Filozofin” e Apolonisë?

I nderuar lexues!
“Filozofi” ëshët portret në mermer, në madhësi natyrore, zbuluar nga gërmimet arkeologjike të v.1958 në Apoloni (i mbiquajtur Demosteni). Trajtimi realist i fytyrës dhe vështrimi i humbur thekson botën e brendshme të pasur, zgjuarsinë, forcën e karakterit, por edhe tërheqjen nga bota e pasigurt që e rrethonte.

Punimi i pastër, prirja për idealizmin e tipareve, kontrasti ndërmjet fytyrës e flokëve e përcaktojnë si punë të shkollës së skulpturës apoloniate të fundit të shek.II të erës re. Gjetja e një portreti tjetër të të njëjtit person në një moshë më të shtyrë dhe të kurorëzuar dëshmon se kemi të bëjmë me një filozof vendas./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT