“Dopingu i dytë” i Romelës (prisni testin pastaj puthni flamurin)

Mëngjesin e sotëm, lajmi se peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping u shpërnda rrufeshëm.Begaj, një muaj më parë mori pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u zhvilluar në SHBA dhe atje, në stilin e shkëputjes u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.Pas një muaji, entuziazmi kthehet në zhgënjim dhe Romela merr goditjen e dytë në karrierën e saj.Kujtojmë këtu se në vitin 2014, ajo triumfoi në botërorin e peshëngritjes në Kazakistan, duke u shpallur kampione në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogram, por… testi i antidopingut e nxori pozitive dhe Romela u pezullua për dy vite nga çdo aktivitet sportiv.Dhe pas tre vitesh e gjysmë, historia përsëritet. Ky është dopingu i dytë i Romelës.Por, rasti u Begajt nuk është rasti i parë me doping në peshëngritjen shqiptare, e cila vitet e fundit paralelisht me rezultatet e jashtëzakonshme ka dhe një dosje të zezë sa i përket rasteve pozitive në antidoping.Historia nisi me Ilir Kafaranin i cili në 2005 mori pezullim të përjetshëm nga ky sport. Fetije Kasaj e Shqiponja Brahja janë femrat e para të kapura me doping në aktivitetet ndërkombëtareKemi rastin e Arbëri Çerçizi, në vitin 2013, i cili rezultoi pozitiv ndaj substancës së testosteronit, ndërsa po këtë vit ishte edhe Briken Calja që u skualifikua për dy vjet.Rasti më i bujshëm, është ai vitit 2012, ku Erkand Qerimaj, u pezullua për 1 vit, pasi fitoi titullin europian. Analizat nxorën se ai kishte përdorur Methylhexaneamine dhe për këtë rast ju hoq dhe medalja e artë.Ndërkohë që po këtë vit, u pezullua para Olimpiadës së Londrës, Hysen Pulaku me Hydoxystanozolol dhe Ilirian Suli. Rastet të tjera me doping për peshëngritjen shqiptare u regjistruan në vitin 2007 kur ishin plot 3 peshëngritës kuqezi që u përjashtuan, Isa Bala, Mirjan Lozi dhe Fetije Kasaj, asokohe një prej sportisteve më të mira shqiptare për rezultatet e saj.Ndoshta kjo situatë duhet të analizohet nga specialistët e këtij sporti; nëse na e bëjnë me hile ata që na nxjerrin rezultatin analizave, të merren masa… Dhe nëse peshëngritësit tanë, vërtet nuk janë të pastër në garimin e tyre në kampionate kaq të rëndësishme, atëherë, të ndërgjegjësohen dhe të mos luajnë as me veten e tyre dhe as me flamurin kuqezi që puthin dhe hedhin shpatullave kur ngrenë kupën e fitores./ dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT