Burri ‘problematik’ e la pa punë/ Kush është prokurorja që i mori fund karriera prej bashkëshortit (EMRI)

Prokurorja e Lezhës Arjola Prençi, është shkarkuar nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi është dhënë nga trupa e përbërë nga anëtarët e KPK-së, Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi.

Shkak për shkarkimin e Prençit është bërë bashkëshorti i saj, i cili është dënuar me 2 vite burg nga ana e Gjykatës.

Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores.

Ai akuzohej për korrupsion, dhe dënimi i tij cënon dhe pastërtinë e figurës së bashkëshortes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT