“SPAK duhet të veprojë ndaj Berishës”/ Gjikondi: T’i japë fund kësaj nisme të tij për të marrë PD-në!

Aktivistja Brizida Gjikondi kërkon që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës sa më parë, në mënyrë që të çlirohet edhe PD-ja.

E ftuar në emisionin  Breaking” Gjikondi u shpreh se pret që SPAK të “godasë egërsisht djathtas dhe majtas”

“Unë pres që SPAK të godasë egërsisht, si majtas, si djathtas. Shpresoj që SPAK t’i japë fund kësaj nisme të Sali Berishës për të marrë PD-në. Ka shumë kusure ndaj këtij vendi. SPAK duhet të veprojë ndaj Berishës dhe ministrave të majtë”, tha Gjikondi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT