“Daily Mail ka dhënë informacione të pasakta”/ Flet motra e “skifterit të Londrës”: Astriti është i pafajshëm

Familja e “Grabitqarit të Londrës”, Astrit Kapaj, ka probleme me pronat. Ata janë në gjyqe me Çuman Shenajn, pasi mendojnë se u ka vjedhur pronat. Astrit Kapaj është një emër i njohur i drejtësisë, pasi ishte tmerri i lagjes së Wimbledonit për një periudhë 10-vjeçare.

Ai grabiste shtëpitë e pronarëve anglezë, persona të pasur dhe me influencë. Kapaj u kap nga drejtësia angleze, por familja e tij vuan ndryshe nga ai, problemet ekonomike. Gjyqet e tyre për tokat me Çumanin mbeten të hapura.

Motra e Astrit Kapajt, Merjeme Kapaj, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të folur për problemet që ata kanë.

Fillimisht ajo u kërkoi falje familjeve angleze që vëllai i saj i ka dëmtuar.

“Unë dua të falënderoj nënën mbretëreshë për ligjet dhe shtetin anglez që ajo ka, që u kujdes për fëmijët e vëllait”, tha Merjeme, e cila mendon se i vëllai i saj është i pafajshëm dhe se nuk ka vjedhur.

Ndërkohë duke folur në lidhje me lajmet që mediat angleze kanë shkruar, ajo tha se “Daily Mail” ka dhënë informacione të pasakta.

“Babai im burgun e ka bërë për politikë, jo për krime lufte. U arrestua se strehoi dy njerëz që ndiqeshin nga regjimi i Enver Hoxhës. Më pas u arrestua kur tha pasi doli nga burgu, se në burg jeni edhe ju, por më lehtë.

“Daily Mail” ka dhënë informacione të pasakta. Ky është libër për të persekutuari. Nuk e di kush u ka dhënë informacione të gabuara”, tha Merjeme.

Kjo e fundit shtoi se i vëllai nuk u ka dërguar asgjë nga Anglia, as lek dhe asgjë tjetër.

Duke folur për gjyqin për pronat, ajo tha se nuk e di se çfarë dokumentesh kanë zotërinjtë që duan t’i marrin pronat.

“Ne sot jemi në gjyq për pronat. Kur janë ndarë tokat, vëllai im ka qenë në Greqi. Nuk e di me çfarë dokumentesh. Ligji na ka dhënë 2 mijë e ca metra, hipoteka na thotë se keni 500 metra”, tha ajo.

“Daily Mail ka dhënë informacione të pasakta”/ Flet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT