Shpërthen Kadilli: Autokracinë në PD e nguli Berisha, akti më berishist i Bashës ishte përjashtimi i…

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, i ftuar në Breaking në Top News ditën e sotme u shpreh se as Basha e as Berisha nuk janë zgjidhja e duhur për kryesimin e selisë blu.

Sipas tij Partia Demokratike duhet të çlirohet nga monopoli i kryetarit, dhe se diçka të tillë nuk e ka sjellë Basha por Berisha.

Ndërsa kundër Bashës, Kadilli tha se ka kryer aktin më berishist me përjashtimin e Berishës.

“ Në çdo moment që do ketë garë në PD, unë do paraqitem me platformën time. Sa i përket qëndrimeve politike, kam qenë i qartë dhe e përsëris. Nuk mendoj se Basha dhe Berisha janë zgjidhje të PD, askush prej tyre. Por nuk ia ndalojmë askujt të drejtën për të kandiduar.

Më e mira e PD është të çmontohet monopoli i Partisë Demokratike. E keqja e PD nuk filloi me Bashën, autokracinë e nguli Berisha, dhe pastaj solli Bashën. Akti më berishist i Bashës është heqja e Berishës. Është kthyer parti me sistem monarkik. Kur vdes monarku, partia zgjedh kryetar të ri,” tha Kadilli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT