Cila është origjina e fjalës Pekmez?

I nderuar lexues!Fjala pekmez vërtet përdoret në kuptimin e njeriut të trashë, por origjina e fjalës është ushqimore. Pekmezi është një lëng veshtullor me përmbajtje të lartë (50-75%) sheqeri, me ngjyrë të kuqe të errët, që fitohet nga zierja, avullimi dhe dendësimi i mushtit të rrushit. Përmban sheqerin, acidet e vitaminat e rrushit. Përdoret në industrinë e verërave për rritjen e përmbajtjes së sheqerit në verërat e desertit, në produktet e sheqerit etj. Në të kaluarën përgatitej e kishte përdorim të gjerë në ekonomitë familjare, sidomos për gatimin e ëmbëlsirave./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT