Berisha sulmon tre ministret: Beqir Balluku nuk ka vjedhur as 1/10 e mbesës së tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar për herë të parë ministret femrave të qeverisë Rama, duke deklaruar se gratë në qeveri i ka si makiazh, pasi po vidhet akoma më shumë.
Së pari sulmet i ka nisur me ministren e Energjetikës, Belinda Balluku.
“Tuneli i Krrabës, me 14 milionë euro ne tuneli kushtoi në kohën e qeverisë PD-së, sot e 20 mln euro euro tenderi i unazës së re. Por nuk mjaftoi ministrja e anuloi e kërkoi 24 milionë euro, është vetëm një rast. Beqir Balluku ka vjedhur as 1/10 e mbesës së tij (Beqir Balluku ministër i Mbrojtjes ne kohen e regjimit komunist). Të vijmë te ministrja e Jashtme që ka dalë nga piramidat (Olta Xhaçka). Kur ka qenë ministre e Mbrojtjes 460 ha toka bregdeti ia mori ushtrisë për tja dhënë njerëve të saj, për të mos përmendur dhjetëra e dhjetëra fluturime me helikpoterë me 14 mijë euro. Rama nuk i nxjerr dot kurr në televizor ata se në çdo fjalë u vjen era vjedhje, Po ministrja e Kulturës e shiti lahutën e çiftëlinë ia dha serbëve. E del shkruan Neritan Cekës që ka 100 vite me të atin si kontirbute të arkeologjisë se koha jota mbaroi, e vërteta është se sot është koha e hajneve dhe hajdutëve. Kohët janë kritike është e cila gjithcka bën për varfërimin e mjerimin e shqiptairë, dy qëllime, se sundohen më kollaj, e dyta do të përzërë masivisht rininë”, tha Berisha.