Rama në Beograd për OPEN BALKAN, si do përfaqësohet Shkupi pas dorëheqjes së Zoran Zaev

BEOGRAD – Ashtu siç ishte planifikuar, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Beograd  për takimin e radhës për “Open Balkan”.

Nisma aktualisht është përqafuar vetëm nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veirut dhe takimi do të mbahet sot dhe nesër, 3-4 nëntor.

Dorëheqja e Zaev, çfarë ndodh me Shkupin?

Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov. Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Kryeministri  shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Marrëveshja mbështetet disi edhe nga SHBA-BE edhe pse kurrë nuk është folur për bashkëpunim nën emrin OPEN BALKAN, por në kuadër të Precesit të Berlinit.

Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT